English

Rama biznesmenëve: Paditeni Berishën në gjykatë për akuzat, ju barazoi me mafian

Tiranë, 3 dhjetor, NOA - Duke mbyllur në mënyrën më të turpshme kohën e 10 ditëve për reflektimm që iu dha nga opozita për hapjen e kutive, në fund kryeministri Berisha nxori nga dollapi i politikës së tij të vjetër, dosjet penale.

Me një deklaratë të tillë i është drejtuar sot sërish publikisht kryeministrit, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në fjalimin që mbajti në hapjen e mbledhjes së grupit parlamentar socialist, në të cilin pritet të diskutohet dhe vendoset mes deputetëve për nismat e ardhshme opozitare.

Duke përmendur biznesmenët e akuzuar dje në mënyrë direkte ga Berisha, Rama u kërkoi atyre që ta padisin atë.

"Berisha e barazoi opozitën me mafian pasi e lanë nervat. Paditeni Berishën për të gjitha shpifjet në gjykatë", u është drejtuar ai biznesmenëve të përmendur dje në dosjen me shkeljet e lejeve të ndërtimit në Tiranë që përmendi Berisha.

"Kryeministri i sulmoi biznesmenët se financon media të padëshiruara për qeverinë. Kjo gjë nuk ndodh askund, e jo më t'i shpallë kriminelë që meritojnë vrasjen", tha më pas Rama, duke e cilësuar këtë akt si një gjueti shtrigash të ndërmarra nga kryeministri Berisha.

Gjatë një konference për shtyp, dje kreu i qeverisë akuzoi në mënyrë direkte biznesmenë të afërt pranë Partisë Socialiste dhe deputetë të saj për përfitimin në mënyrë të paligjshme me firmën e kryebashkiakut Rama të mëse 500 mijë m2 trojeve në kryeqytet, me një vlerë prej 750 milionë euro.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE