English

Rrëzohet nga një objekt në ndërtim, vdes punëtori

Tiranë, 3 dhjetor NOA - Rrëzohet aksidentalisht nga një objekt në ndërtim, vdes punëtori 53-vjeçar.

Ngjarja ndodhi dje te ura e Beshirit në Vaqarr të Tiranës kur 53-vjeçari Avni Mezini, ka qenë duke punuar tek një objekt në ndërtim në pronësi të firmës "Construcsion Metalik" shpk dhe është rrëzuar nga lartësia.

Kolegët e tij janë përpjekur t'i japin ndihmën e parë 53-vjeçarit duke e transportuar me urgjencë në spital, por ai ka gjetur vdekjes sapo mbërriti në duart e mjekëve.

Ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se punëtori i ndërtimit ka rënë nga pakujdesia dhe materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, si ngjarje aksidentale, për veprime të mëtejshme.

k.k/NOA

KOMENTE