Tiranë, 3 dhjetor NOA - Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruci ka hapur sot punimet e mbledhjes informuese të zhvilluar në ambientet e Hotel Tiranës.
Gjatë fjalës së tij Ruci është shprehur së "ky takim zhvillohet me pjesëmarrjen e grupit parlamentar të deputetëve të PS, me sekretarët e këshillave socialistë të rretheve dhe kryetarët e partisë së bashkive në të gjithë territorin.
"Ne dhamë një kohë për reflektim për maxhorancën aktuale dhe lidershipin e vet.
Kjo kohë mbaroi dhe bashkë me të edhe mosreflektimi i tij, kështu që jemi këtu bashkarisht, për t'i dhënë përgjigjen kësaj maxhorance dhe këtij lidershipi" tha Ruçi.
k.k/NOA