English

Seanca e 3-të në GJND, dëshmon Austria, Azerbajxhani, Bahrein e Bjellorusia

Hagë, 3 dhjetor, NOA - Sot shënohet dita e tretë e seancave dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Axhenda e sotme parashikon paraqitjen fillimisht të Austrisë, për të vijuar më pas me Azerbajxhanin, Bahreinin dhe Bjellorusinë.

Ndërsa Austria dhe Bahreini kanë dhënë arguente pro, Azerbajxhani e Bjellorusia kanë dalë kundër sot me fjalimet e tyre.

Shqipëria e mbajti dje dëshminë e saj në Hagë, përmes të cilës ka mbrojtur pavarësinë e Kosovës dhe vullnetin politik të popullit të saj për të qenë i pavarur.

Në seancën e djeshme ishte vetëm Argjentina ajo që e kundërshtoi shpalljen e pavarësisë. Përfaqësuesja e saj, e ka cilësuar deklaratën e pavarësisë në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

"Pavarësia e Kosovës ka shkelur parimin e integritetit territorial dhe nuk është në

harmoni me të drejtën e popujve për vetëvendosje", ka thënë ajo.

Nga ana e tyre, autoritetet kosovare kanë dalë dje me një deklaratë duke shtuar se dalja pro, e pritshme e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, do të sigurojë më shumë njohje drejt saj në të ardhmen nga shtetet që deri tani kanë hezituar ta bëjnë një gjë të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE