Tiranë, 3 dhjetor NOA - Përplas me makinë për vdekje një 40-vjeçar, arrestohet nga policia i riu.
Aksidenti ndodhi mbrëmë në autostradën Tiranë-Durrës, kur 25-vjeçari Alket Eapaj ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip Volzvagen Pasat, me targë Tr.2562 N, nga Vora në drejtim të Tiranës, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Agim Ndreu, 40-vjeç, banues në Martanesh, i cili po tentonte të kalonte nga e majta në anën e djathtë të superstradës duke kapërcyer trafikndarësen. Në vendin e ngjarjes nga ekspertët e aksidenteve automobilistike u kryen veprimet proçeduriale, ndërkohë që në ngarkim të 25-vjeçarit do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".
k.k/NOA
Â