Tiranë, 3 dhjetor NOA - Vdes nga alkooli një 37-vjeçar në Babrru të Tiranës.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në Babrru në Tiranë kur kalimtarë të rastit kanë konstatuar një person të shtrirë në tokë dhe menjëherë lajmëruan policinë.
Efektivat e policisë mbërritën menjëherë në adresën e dhënë për të verifikuar informacionin.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se personi kishte vdekur.
Pas hetimeve të para të kryera nga policia rezultoi se viktima quhej Spartak Backa 37-vjeç lindur në Pojan Korçë dhe banues në Babrru.
Në vendngjarje u konstatua se Backa, ka gjetur vdekjen aksidentalisht, duke u rrëzuar në toke për shkak të konsumit tej mase të pijes alkoolike.
U kryen veprimet proçeduriale, ndërsa kufoma u dërgua në morg për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
k.k/NOA