English

Tragjedia, pasi humb punën emigranti vret dy fëmijët dhe më pas veten

Moskë, 3 dhjetor, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Moskë, ku një emigrant i papunë nga depresioni i madh për shkak të humbjes së punës ka vrarë dy fëmijët e tij dhe më pas veten.

Lajmi është komunikuar nga mediat vendase, të cilat kanë komunikuar se fëmijët e vrarë nga emigranti rus janë të moshës tetë dhe gjashtë vjeç.

Ndërkaq, policia ka dhënë detajet duke u nisur nga hetimet në vendngjarje duke pohuar se në fillim emigranti ka vrarë dy fëmijët e tij e më pas veten.

Vrasësi është një emigrant klandestin 53 vjeçar, i mbetur i papunë, ndërsa trupat e viktimave u gjetën nga pronari që i kishte dhënë dhomën me qira emigrantit.

Kjo ngjarje i shtohet dramave personale të emigrantëve të ndryshëm në mbarë botën, të përfshirë nga efektet direkte të krizës globale financiare.

n.e/NOA

KOMENTE