Tiranë, 3 dhjetor NOA - Një 78-vjeçare ka denoncuar në polici nusen e djalit të saj me pretendimin se e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.
Ditën e djeshme F. Gjoni,78-vjeçe banuese në rrugën "Komuna e Parisit", pallatet "1 Maji", ju plotësua kërkesë padi, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme të Â për "dhunë në familjare".
Burim nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se e moshuara ka deklaruar para policëve se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga nusja e djalit të saj Z. Gjoni, 33-vjeçe.
Vjehrra me nusen jetonin në të njëjtën shtëpi, por prej kohësh ato kanë pasur sherre me njëra-tjetrën dhe sipas dëshmisë së të moshuarës, nusja e ka dhunuar atë.
k.k/NOA