English

Berisha: Dhuna në familje, krim dhe turp. Të dënohet jo vetëm nga ligji, po dhe shoqëria

Tiranë, 4 dhjetor, NOA - Dhuna në familje është një turp, por edhe krim në të njëjtën kohë, e në tërësi shoqëria duhet ta përbuzë dhe ta përçmojë modelin e saj.

Një fakt i tillë është theksuar nga kryeministri Berisha gjatë një takimi të organizuar për thirrjen e ndërgjegjies së shqiptarëve kundër kësaj dukurie.

"Strukturat e ligjit duhet të përparësojnë qëndrimin e tyre në lidhje me parandalimin e dhunës në familje. Por në të njëjtën kohë duhet që të krijohet edhe një opinion i ri, jo i bazuar mbi diskriminimin shekullor gjinor mes gruas dhe burrit, por në nivelin e respektueshëm të barazisë gjinore", tha ndër të tjera kryeministri.

Sipas tij, askush nuk mund të zëvendësojë zërin e fuqishëm të gruas në parandalimin e një fushate të vazhdueshme dhune ndaj saj, sikundër askush nuk ndalon dot riaftësimin e saj.

"Dhuna në familje, natyrisht që ka shkaqet e veta dhe zbutja e efekteve ekonomike-sociale është një nga mënyrat e saj të parandalimit se skamja është nëna e të gjithave. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë", tha më tej kreu i qeverisë lidhur me këtë aspekt. Â

"Bashkëshortja nuk është as skllave dhe as plaçkë, por personalitet kryesor i familjes në rolin e saj. Duhen qëndrime ndëshkuese për dhunën në familje. Edhe shoqëria nga ana e saj duhet ta ndëshkojë dhunën", ka përfunduar fjalën e tij Berisha, i cili ditët e fundit në kuadrin e reagimeve ndaj kërkesave të opozitës, ka përmendur edhe dhunën në familje si akuzë kundër kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

n.e/NOA

KOMENTE