English

Dita e tretë e aktiviteteve për 100-vjetorin e Jani Ricos, mbërrin përmes muzikës

Nga Milena Selimi

Tiranë, 4 dhjetor, NOAÂ - Në ditën e tretë të aktiviteteve në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së poetit me përmasa ndërkombëtare Janis Ricos, sot në TKOB do të shfaqet "EPITAF", cikël këngësh greke, me pjesëmarrjen e Korit dhe Orkestrës Simfonike të TKOB-së.

Koncerti sjell solisten Vassia Zacharopoulou, soprano në Greqi; mjeshtër kori Thanas Paskalin dhe dirigjent Edmond Dokon.

"Epitaf" ishte poezia e krijuar në vitin 1936, vepër e frymëzuar nga turbullirat e Selanikut dhe përleshjet e punëtorëve. Muzika që Mikis Theodhorakis kompozoi mbi këto vargje, do të ishte shkëndija e revolucionit kulturor në Greqi.

Ky cikël këngësh greke të kompozuara mbi motivet e vargjeve "Epitaf". Muzika që Mikis Theodhorakis kompozoi mbi këto vargje, do të shoqëronte përpjekjet e popullit të vet për demokratizimin e vendit.

Dimensioni artistik i Janis Ricos nuk i mbetet vetëm tek fjalës, por edhe ngjyrës dhe tingullit. Ky ishte edhe njëri nga qëllimet që ambasada greke dhe fondacioni grek i Kulturës në Shqipëri, organizuan një seri veprimtarish artistike në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së poeti Janis Ricos.

Ricos-i e lidhi pamësisht dhe poetikisht krijimtarinë e vet... ... ja duke vargëzuar me piktura (mbi) guralecët, ... ja duke pikturuar me vargje (mbi) letrën. Kështu, fjalët dhe skicat, guralecët dhe vargjet e shkruar u përzienë kompozicionalisht dhe u bënë tejçues të një poetike të shkëlqyer. Në poezinë e tij, pak përpara vitit 1990 shkruante vargjet e tij të fundit duke kujtuar: "Kujtomëni, - tha. Mijëra kilometra përshkova/Pa bukë, pa ujë, nëpër gurë dhe gjemba/Që t'ju sjell bukë e ujë e trëndafila/Bukurinë/ Kurrë s'e preva në besë. Gjithë jetën e shpërndava me drejtësi./S'mbajta pjesë për vete./ I varfër gjer në palcë. /Me një zambak fushe/Ndriçova netët më të egra. Kujtomëni./Dhe ndjemëni për këtë brengë të fundit".

m.s/e.l/NOA - milena.selimi@noa.al

KOMENTE