Prishtinë, 4 dhjetor, NOA - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të vijojë sot seancën e dëgjueshmërisë së argumentave të shteteve të ndryshëm lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Kështu, në listë sot renditen Bolivia, Brazili, Bullgaria dhe Burundi për të dhënë argumentat e tyre pro ose kundër saj, duke përmbyllur në këtë mënyrë seancat
dëgjimore të parashikuara pranë Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se java që vjen do të nisë me paraqitjen e qëndrimeve të Kinës, Qipros, Kroacisë dhe Danimarkës.
Java tjetër konsiderohet mjaft e rëndësishme për dëshmitë, pasi pritet që gjatë saj të paraqesin qëndrimet e tyre do t'i paraqesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Federata e Rusisë, si dy shtetet kryesore me influencë në pavarësinë e Kosovës, pro dhe kundër saj.
n.e/NOA
Â
Â