Tiranë, 4 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Gjoni deklaroi sot para mediave se kryeministri Berisha nuk reflekton mbi raportet e korrupsionit.
"Këto ditë kemi parë në media kryeministrin e vendit që ka shkumëzuar me një fjalor banal se si ai do të bëjë thagma për të luftuar krimin e organizuar.
Ju e mbani mend se para disa javësh ne kemi dalë në një konferencë të ngjashme shtypi ku shprehnim shqetësimin tonë për të dhënat e publikuara në raportin më të fundit të Europolit sa i përket krimit të organizuar në Shqipëri. Pas këtij raporti, kryeministri nuk u ndje fare.
Më pas doli raporti i Transparency International i cili e rendiste vendin tonë dhjete shkallë më poshtë nga një vit më parë duke u rënë këmbanave të alarmit për rrezikshmërinë e fenomenit të korrupsionit" tha Gjoni duke përmendur Komisioni Evropian në Dokumentin Strategjik Vjetor, i cili i paraqiti rishtazi vendeve anëtare të BE, në analizën që i bën vendit tonë rithekson se Shqipëria duhet të forcojë shtetin ligjor veçanërisht luftën kundër krimit e korrupsionit.Â
"Përse Berisha dhe Topalli nuk flasin për tunelin e Thirrës dhe miliardat që i çuan dëm. Ata kanë frikë se paratë që kanë përvetësuar do tu ngecin në fyt. Le tu thotë shqiptarëve Sali Berisha sa i ka kushtuar Gardës së Republikës kali me të cilin kalërojnë fëmijët e nipërit e tij në malin e Dajtit ku ai kalon uikended e tij.
Sali Berisha nuk mund të luftojë realisht krimin e organizuar pasi është vetë i mbërthyer prej tij. Para se të derdhë lot krokodili për vajzat e gratë shqiptare ai duhet me veprime konkrete të ndalë valën e trafikimit të tyre për shfrytëzim prostitucioni nga grupet kriminale që veprojnë lirshëm në Shqipëri" tha më tej Gjoni.
k.k/NOA
Â