Itali, 4 Dhjetor NOA - Kishte fshehur heroinën në kafe dhe më pas në një kuti detergjenti por gjithsesi qeni arriti ta gjente dhe i dyshuari shqiptar u vu në pranga.
Ngjarja ndodhi në Sacile në një provincë të Pordenone ku emigranti shqiptar Renato Cenkolli 22 vjeç, banues në komunën e Friulit është arrestuar për mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Gjithçka erdhi pas një kontrolli që u bë në shtëpinë e të dyshuarit dhe qentë e Antidrogës gjetën një sasi prej 37.5 gramësh heroinë në një kuti detergjenti e cila kishte një vlerë prej 2000 eurosh.
Gjithashtu u sekuestrua dhe një kompjuter për të cilin trafikanti i dyshuar Cenkolli, nuk deklaroi asgjë.
Burimet policore të cilave i referohet korrespondentja e agjencisë NOA, detajuan se gjithçka ka ndodhur tre ditë më parë më 1 dhjetor por vetëm sot u bë e ditur nga autoritetet përkatëse.
r.b/e.l/NOA