English

Kapet shoferi me një makinë të vjedhur, rezultonte e trafikuar nga Italia në 2005-ën

Durrës, 4 dhjetor, NOA - Ishte vjedhur nga shteti fqinj i Italisë disa vite më parë, por qarkullonte e lirë në Shqipëri, derisa është pikasur nga forcat e policisë.

Fjala është për një automjet i tipit Benz Mercedes S320 me targë TR 13.80 L, me ngjyrë blu dhe me nr.shasie UDB2200251A433281, i cili u sekuestrua gjatë një kontrolli rutinë të forcave të policisë rrugore në qytetin e Durrësit.

Sipas të dhënave që raportohen për agjencinë e Lajmeve NOA, poseduesi i këtij mjeti ishte Hektor D. 33-vjeç, ndaj të cilit ka filluar procedim penal në gjendje të lirë.

Nga verifikimet e bëra, rezultoi se ky automjet ishte i vjedhur në Itali në datën

11.07.2005 dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Trafikimit të mjeteve motorike", parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE