English

Krimi në familje trondit vendin, babai hedh fëmijën 2-vjeç nga ura

Shkodër, 4 dhjetor NOA - Tenton të hakmerret ndaj bashkëshortes e cila i kërkoi divorcin, duke hedhur fëmijën vetëm 2-vjeç nga ura.

E ndërsa të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit kanë mbajtur sot fjalime për të luftuar dhunën në familje, një rast flagrant është regjistruar sot pranë shinave të trenit në Shkodër ku babai ka hedhur nga ura fëmijën e tij 2-vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Shkodrës kur Eduard Xhoka ka zgjedhur mënyrën më makabre për të lënduar bashkëshorten e tij e cila i kishte kërkuar divorcin.

Ai tentoi të vriste fëmijën e tyre vetëm 2-vjeç si shenjë hakmarrje ndaj gruas së tij.

Kalimtarët e rastit kanë konstatuar ngjarjen e rëndë dhe lajmëruar menjëherë policinë.

Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Vogëlushja u transportua menjëherë në spital dhe mësohet se fatmirësisht ka pësuar vetëm pak fraktura të lehta.

Ndërkohë që pasi hodhi fëmijën nga ura, Xhoka është larguar me shpejtësi për t'i shpëtuar prangave të policisë.

k.k/NOA

KOMENTE