Tiranë, 4 dhjetor NOA - Në ambientet e Ministrisë së Jashtme u zhvilluan sot homazhe ngushëllimi për vdekjen së ish Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka.
Në këtë ceremoni morën pjesë dhe shprehen ngushëllimet e tyre personalitete larta të shtetit, kolegë, familjarë e të afërm. Gjithashtu, në emër të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri, kreu homazhe edhe Ambasadori rus në Tiranë, në cilësinë e Duajenit të Trupit Diplomatik.
Sokrat Plaka lindi në Fier në vitin 1932. Ai kreu studimet e larta për diplomaci në Moskë dhe pas kthimit në atdhe u emërua Referent në MPJ. Në vitet 1975-1982, z.
Plaka mbuloi postin e rëndësishëm të Ambasadorit të Shqipërisë në Jugosllavi.
Për një periudhë 9 vjeçare, nga viti 1982-1991, Plaka ushtroi funksionin e Zv/ministrit të Punëve të Jashtme.
Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.