English

Ndoka: Berisha ka shumë frikë nga protestat dhe bojkoti parlamentar

Tiranë, 4 Dhjetor NOA - Kryetari i Partisë Demokristiane (PDK), Nard Ndoka, tha mbrëmjen e së enjtes pas takimit të partive opozitare se kryeministri Berisha dy gjëra ka mjaft frikë në jetën e tij politike: protestën dhe bojkotin parlamentar.

Për ish-ministrin e Shëndetësisë të qeverisë "Berisha 1", i akuzuar për korrupsion me ilaçet dhe i dyshuar për mitmarrje me dhënien e licencave të medikamenteve të importit, kryeministri "tashmë është kthyer në shpifës ordiner", duke konsideruar se "është e turpshme për për një drejtues shteti të merret me shpifje të ulëta".

"Ajo që ne i kërkojmë Berishës, - tha më tej Ndoka, - është transparenca e procesit zgjedhor, pra nuk e kërkojmë këtë nëpërmjet revolucionit armatosur ashtu siç ka frikë ai, madje mund ta qetësoja, duke qenë një parti e djathtë opozitare, sot, por në një aksion politik së bashku me partitë e majta, të ruajmë qetësinë, për faktin që duhet të jemi një garant që këto protesta duhet të jenë paqësore".

Në këtë pikë, Ndoka ka shtrtuar një pyetje-akuzë ndaj Berishës: "Madje mund t'i kërkoja që të pyeste Ministrin e tij të Mbrojtjes, se pse hipi sipër tankeve në 1997, pikërisht për abuzimin me votën, për mungesën e demokracisë, për dhunimin e zgjedhjeve të ‘96, këto ishin arsyet, të cilët e bënë të merrte akte ekstreme, duke qenë një nga protagonistët e një revolucioni të asaj kohe, të cilin sot e ka në kabinet".

Në vijim Ndoka i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme, që të hetojë mbi denoncimin që PDK ka paraqitur, duke thënë se "ne e kemi faktuar vjedhjen e votave, pavarësisht se kërkojmë transparencë më të madhe për opinionin, që çdo qytetar të marrë vesh realisht kush janë fituesit".

e.l/NOA

KOMENTE