English

Në pranga një shqiptar korrier droge, u gjet me 1.7 kg kokainë

Itali, 4 Dhjetor NOA - Një shqiptar 23 vjeçar është arrestuar mesditën e sotme nga policia italiane, informon korrespondentja e agjencisë NOA.

I dyshuari është Mark Prendi, me profesion murator në Viarexho. Ai jetonte në Itali prej kohësh dhe u gjet me leje qëndrimi të rregullt por është arrestuar nga policia pasi u kap me drogë të fortë.

Autoritetet policore lokale, thanë se Prendi u gjet me një kilogram e 700 gramë kokainë të ndara në tre pako dhe i kishte fshehur në bagazhin e makines së tij tip "Golf" me të cilën udhëtonte në lombardi.

Droga, pas punës që do të ishte kryer më të, do të kishte një fitim të ardhurash rreth 300 mijë deri 350 mijë euro.

Rezultatet e kësaj pune erdhën pas një muaji hetim rreth personit të dyshuar, - sqaroi antidroga lokale.

r.b/e.l/NOA

Â

KOMENTE