Tiranë, 4 dhjetor, NOA - Radio-Televizioni Publik Shqiptar do të jetë stacioni i parë i paralajmëruar për nisjen e aksionit të ri politik të opozitës.
Me nismën për të organizuar nga një protestë çdo ditë deri në largimin e qeverisë Berisha, opozita nis kështu fazën e dytë të reagimit të saj ndaj saj pas skadencës së ultimatumit 10 ditor të vënë ndaj mazhorancës për hapjen e kutive të 28 qershorit.
Lëvizja G99 ka bërë me dije nga ana e saj se do të zhvillojë një tubim të madh para mjediseve të Televizonit Kombëtar, duke kërkuar shkarkimin e drejtorit të saj të përgjithshëm me argumentin se e ka kthyer këtë stacion për mbarë shqiptarët një mjet të madh propagandues qeveritar.
n.e/NOA
Â