Itali, 4 Dhjetor NOA - Kishte pirë shumë gota verë në një lokal nate dhe më pas ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur, por në vend të flinte gjumë, i çyshtë sulur gruas dhe djalit.
Gruaja gjithashtu shqiptare, tentoi t'i fliste të shoqit, por 44 vjeçari i papunë dhe me preçedentë penalë të mëparshëm, filloi të godiste të shoqen me grushte duke e dhunuar atë.
Ngjarja nuk mbeti vetëm këtu sepse sikundër informon korrespondentja e agjencisë NOA, çifti me dy fëmijë 11 dhe 12 vjeç, u përball dhe me skenën e rrahjes së njërit prej tyre, djalit nga i ati, dhe klithmave të së ëmës gjithashtu e saporrahur.
Britmat janë dëgjuar nga fqinjët të cilët me të ardhur policia e cila u lajmërua prej tyre, i kujtuan autoriteteve faktin se ishte e treta herë që burri i dhunshëm keqtrajtonte gruan dhe fëmijën.
Hetuesit thanë se një akuzë që sjell deri tre vjet heqje lirie u ngrit për 44-vjeçarin nga Shqipëria, kurse u vendos marrja nën mbrojtje dhe këshillim psikologjik e familjes së dhunuar.
r.b/e.l/NOA