Librazhd, 4 dhjetor, NOA - Ndërsa dje policia sekuestroi 20 ton krom dhe arrestoi autorin e vjedhjes, në kuadrin e operacionit "Miniera e kromit" u mundësua prej saj edhe kapja në flagrancë e një hajduti që fshihte në territorin e banesës së tij 10 ton krom të tjera të vjedhura nga prona shtetërore.
Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Librazhdit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave personi i dytë i ndaluar prej tyre është 18-vjeçari Klesti Malometa, Â banues në fshatin Katjel.
Nga veprimet hetimore u konstatua se ai këtë sasi kromi e ka vjedhur në stoqet e minierës së kromit në fshatin e tij, e cila është pronë shtetërore.
Ndërkaq, dje forcat policore sekuestruan 20 ton mineral kromi të vjedhur nga 47-vjeçari Isuf Belba, banues në Përrenjas të Librazhdit.
Ata kanë konstatuar se sasia e madhe e kromit të sekuestruar ishte vjedhur përkatësisht në afërsi të depozitave të bitumit "Taçi Oil', e cila ndodhet në Përrenjas, në stoqet e minierës së kromit në fshatin Katjel dhe asaj në fshatin Mënik, që të dyja këto pronë shtetërore.
Materialet për të dy të arrestuarit tashmë i kanë kaluar prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të ‘Vjedhjes", e cila parashikohet nga neni 134 i Kodit Penal.
n.e/NOA