English

PBDNJ, Dule: Berisha po na përgjigjet me gjuhën e karshillëkut dhe konfliktit

Tiranë, 4 Dhjetor NOA - "Ndaj kërkesave konstruktive të opozitës, pozita u përgjigj me intrashixhencën e njohur, me gjuhën e karshillëkut dhe të konfliktit".

Ky ishte konstatim i i bërë nga Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule, mbrëmjen e së enjtes pas përfundimit të takimit opozitar.

Dule tha se opozita në mënyrën më të civilizuar, më konstruktive, e impenjuar maksimalisht për normalitetin e jetës politike dhe në përgjigje të përgjegjshme ndaj sfidave integruese të vendit tonë në BE, kërkoi me insistim gjatë gjithë ditëve të shkuara, me kulmin protestën mbarë popullore të dimensioneve të paprecedente ndonjëherë që prej viteve '90 në vendin tonë zgjidhjen.

Dule shtoi se ne jemi këtu sërish të bashkuar, me kërkesa të qarta, se transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Për kreun e PBDNJ, hapja e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit, është një domosdoshmëri jo vetëm për forcat politike, jo vetëm për ata që morën pjesë drejtpërsëdrejti duke votuar në zgjedhjet e 28 qershorit, por për fatet e demokracisë dhe të së ardhmes së vendit.

"Për faktin se qeveria dështoi t'i përgjigjet pozitivisht kërkesës për realizimin e transparencës dhe skadoi afati dhënë nga opozita dhe ne ngremë kërkesën, se tashmë pasi nuk u realizua nga qeveria aktuale kjo kërkesë duhet të realizohet nga një qeveri e re, gjithëpërfshirëse me mbështetjen e të gjitha forcave politike, e cila do bëjë zbardhjen e re, të problemeve të zgjedhjeve të 28 qershorit, pra hapjen e kutive, do të bëjë sugjerimet për një proces të ri me të vërtetë demokratik dhe të pakontestuar dhe do t'i hapi rrugën zgjidhjes që nuk është tjetër veç zgjedhjeve të parakohshme, që do t'i hapin Shqipërisë, shoqërisë dhe të gjithë qytetarëve rrugën e integrimit të plotë drejt BE", - deklaroi Dule.

Ai sqaroi se mënyrat "janë të njohura dhe klasike, me demokraci, me demokraci dhe vetëm me rregulla demokratike:.

e.r/NOA

KOMENTE