English

Policia amerikane sekuestron tableta "Ekstazi" me portretin e Obamës

Teksas, 4 dhjetor, NOA - Tableta ekstazi që mbanin sipër tyre portretin e presidentit amerikan Barack Obama.

Kjo është risia më e fundit që është pikasur në Teksas në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shoqëruar me pikturimin sipër tyre edhe të figurave të tjera të njohura nga filmat vizatimorë si Homer Simpson.

Menjëherë sapo ka marrë informacion për ekzistencën e tyre, policia e Teksasit është vënë në sulm për t'i zhdukur ato nga tregu me çdo kusht pasi ironizojnë figurën e kreut të shtetit amerikan. Bëhet me dijeni se në rrugët e qytetit Palmvieë të Teksasit policia ka sekuestruar një mori tabletash të këtij lloji të drogës, mbi të cilat shihej portreti i presidentit Obama. Po ashtu, burimet policore bëjnë të ditur se ata kanë sekuestruar edhe një mori tabletash që ishin dekoruar me personazhe nga filmat vizatimorë, siç është Homer Simpson. Tabletat janë gjetur të një 22-vjeçar, i cili për momentin ndodhet në burg, ndërsa nuk dihet prejardhja e këtyre tabletave ekstazi, pasi që qytetit Palmvieë ndodhet fare pranë kufirit me Meksikën.

n.e/NOA

KOMENTE