English

Rama fton biznesin e vogël të protestojë bashkë kundër vendimit të qeverisë

Tiranë, 4 dhjetor NOA - Kreu i PS-së dhe bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka takuar sot pronarë të bizneseve të vogla në rrugët e kryeqytetit.

Rama ka vizituar disa biznese të vogla ku pasi ka dëgjuar ankesa e pronarëve u ka dorëzuar atyre ftesën për të marrë pjesë në protestën e bashkive socialiste që do të zhvillohet nesër në orën 11 :00 para kryeministrisë. "Biznesi i vogël kërcënohet nga një falimentim masiv në janar për shkak të një mase, që është kundër Kushtetutës dhe kundër ligjit për autonominë vendore, që kalon të gjithë biznesin me xhiro mbi 5 mln lekë në vit me TVSH dhe tatim fitimi njësoj si të ishte biznes i madh" iu drejtua kreu i Bashkisë së Tiranës një pronareje të një dyqani në kryeqytet, e cila nga ana e saj tha se po rrezikon të falimentojë. Ditën e nesërme do të zhvillohet protesta kundër vendimit të qeverisë për decentralizimin e pushtetit vendor, kalimin e biznesit të vogël në atë të madh.

k.k/NOA

KOMENTE