Tiranë, 4 Dhjetor NOA - Vazhdojnë ditët e filmit në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar, i cili po sjell projeksione në Kinema Impreial dhe në sallën "Kadri Roshi" të TK-së.
Programi special i sotëm i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë i kushtohet filmit "Landscape in the mist" (127 min) me regji nga Teo Angjelopulos.
Ky realizim i vitit 1988 shfaqet sonte në orën 20.00 në kinemanë "Imperial", në interpretimin e aktorëve Michalis Zeke, Tania Palaiologou dhe Stratos Tzortzoglou.
"Landscape in the mist" në vitin 1988 ka fituar çmim në Festivalin e Berlinit dhe "Luanin e Artë" në Venecia.
Një vit më vonë, më 1989-ën, u vlerësua "Filmi më i mirë" nga Akademia Evropiane e Filmit.
Filmi rrëfen udhëtimin drejt Gjermanisë të dy fëmijëve që kërkojnë të atin, me besimin se ai jeton atje.
Në këtë rrugë ata ndeshin shumë njerëz, disa prej tyre argëtues, e disa të rrezikshëm, që sjellin aventura në këtë rrëfim filmik.
Në ditën e fundit të aktivitetit pritet të nderojë festivalin me prezencën e tij, si i ftuar special, regjisori Teo Angjelopulos.
m.s/e.l/NOA milena.selimi@noa.al