English

Veliaj; Pse është e pakuptimtë që të flasim dhe bashkëpunojmë me këtë qeveri

Tiranë, 4 Dhjetor NOA - Kreu i G99, Erion Veliaj u shpreh pas takimit të forcave politike opozitare se sot është e pakuptimtë që të flasim dhe që të bashkëpunojmë me këtë qeveri, pasi "ajo qartazi ka treguar që i ka vjedhur votat, ndryshe do t'i hapte kutitë".

Nisur nga ky fakt, Veliaj siguroi se "jemi më të vendosur se kurrë e më të bashkuar se kurrë, kështu që do të kemi një valë protestash në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm për çështjen e bashkive, e cila është protesta e pasnesërme, për çështjen e energjisë elektrike, për gjithë grupet e tjera të interesit shoqërore që po dërrmohen".

Për Veliajn, çdo orë, çdo minutë, e çdo sekondë që Berisha nuk hap kutitë po rrëfen dhe po konfirmon faktin që i ka vjedhur votat.

"Jemi të zhgënjyer për kolpon dhe për goditjen që i dha Berisha imazhit të Shqipërisë. Zoti Berisha tha që Shqipëria drejtohet nga mafia, ne mendojmë që Shqipëria drejtohet nga Sali Berisha dhe qeveria e tij", konsideroi ish kreu i MJAFT, Erjon Veliaj.

e.l/NOA

KOMENTE