Durrës, 4 dhjetor, NOA - Një 20-vjeçar është kapur në flagrancë me 28 qese farmaceutike të mbushura me lëndë narkotike.
Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave i ndaluari quhet Mateo Moka edhe është banues i këtij qyteti.
Arrestimi tij u bë pasi në bazë të informacioneve operative se 20-vjeçari merrej me shitje të lëndëve narkotike, ndaj tij u ushtrua një kontroll në "Piceri Samue", aty ku ai punonte.
Bëhet me dijeni se gjatë këtij kontrolli atij iu gjendën 28 qese farmaceutike të mbushura si dhe një sasi e papaketuar lënde e llojit kanabis sativa me një peshë totale prej 161.4 gramësh.
Materialet do t'i kalohen prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme mbi veprën penale të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal "Prodhim dhe shitje te lëndëve narkotike".
n.e/NOA