Tiranë, 4 dhjetor NOA - Një i mitur është kapur dje nga policia e Tiranës pasi akuzohet për vjedhjen e një banesë.
I.N, 14-vjeç, u arrestua dje nga efektivat e komisariatit të policisë nr.4, pasi dyshohet se ka vjedhur në bashkëpunim banesën e një shtetasi, në rrugën "Njazi Meka" në Tiranë. Nga hetimet e kryera rezultoi se i mitur vjedhjen e ka kryer në bashkëpunim edhe me 17- vjeçarin E.Ç, i cili ishte person i shpallur në kërkim për vrasje e mbetur në tentativë dhe 19-vjecarin K.M, ku dyshohet se i kanë marrë shumën e parave prej 2 000 euro, 2 kasetofona makine, 2 ora floriri, një byzylyk floriri, një unazë floriri dhe një makinë qethëse. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 2 orë floriri, një byzylyk floriri, një unazë floriri, një makinë qethje me ngjyre të zezë, një armë e ftohtë thike, një dorezë metalike, 2 kriko makine, një kaçavide, një çelës hidraulik, një çekiç gome, një palë dorashka pambuku, sende të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për kryerjen e veprës penale.
Aktualisht nga strukturat e hetimit të krimit po punohet intensivisht për kapjen e bashkëpunëtorëve të cilët tashmë janë identifikuar.
k.k/NOA