Itali, 4 dhjetor NOA - Shqiptari i ndaluar nga policia me akuzën e vrasjes të Dionis Hoxhës ka pranuar sot para gjykatës se ishte ai ekzekutori duke theksuar se ngjarja ishte aksidentale dhe pa qëllimin fatal.
Prel Hasa ka thënë se "isha në gjendje të dehur dhe nuk doja ta vrisja por vetëm ta trembja Dionis Hoxhën".
Krimi ndodhi natën e së premtes në zbardhje të së shtunës. Pasi ka kryer vrasjen autori ka hedhur menjëherë pistoletën.
Sakaq, duke folur mbi hetimet, policia saktësoi se është arrestuar gjithashtu dhe Myslym Shehu i cili është shok me autorin e dyshuar të vrasjes dhe ishte shoqërues i tij gjatë natës së krimit.
Të dy shqiptarët nuk kishin leje qëndrimi dhe së bashku po përgatiteshin të lëviznin nga Italia për ndonjë vend tjetër të Bashkimit Evropian.
r.b/e.l/NOA
Lexoni si ndodhi vrasja: Vrasje në qendrën historike të Firences, identifikohet shqiptari, punonjës i UNICEF