Nga Jennifer Brain, "The Sun"
Pasi të zgjohuni kërkoni të hani mëngjes por më interesant është të zbuloni Kubën pasi që duhet të bëni pushime që tashmë i keni përpara.
Sytë e turistit për herë të parë shkojnë të palmat rreth plazhit të cilët të thonë se aty afër është Deti që ju pret. Çdo dyshim për dhomën dhe zgjedhjen e destinacionit largohet derisa të shkoni të bregu dhe fotografoni delfinë që kanë dalë të rrezitën. Aty kuptoni këtë krijesë të mrekullueshme. Bukuria e Kubës, nga plazhet idilike të qyteteve të ishullit në Karaibe duket sikurse në kohën e viteve '50, e thjesht dhe magjepse. Hotelet i kanë të gjitha - pishinat e mëdha, restorantet, restorantet më meny, kafet e plazhit dhe skarat e mishit. Po disa punëtor janë paksa të veshur keq - por ri-klasifikimi i vendeve është një gjë shtesë - andaj zgjidheni stafin. Shumica e punëtorëve dërgohen në punë me autobus në Kubë duke bërë një rrugë prej 20 km. Kështu ju mund të udhëtoni në ishullin fqinjë, Cayo Guillermo që gjendet në veri të vendit. Të gjithë punëtorët - kamerierët, banakierët, kopshtarët janë shumë të shoqërueshëm dhe argëtues. Skuadrat e argëtimit duket se kanë ide për programe të pafundme dhe gjithmonë vinë me risi: gjuajnë kafshë, luajnë volejboll në ujë, lojëra plazhi, rezervojnë udhëtime me biçikletë dhe plot gjëra të ndryshme. Këtu mund të bëni një udhëtim javor me tren në plazhin e afërt që ka shpella ku gjatë ditës lakuriqët gumëzhinë nga nervoza për shkak të vizitës së vizitorëve ndërkaq në këto vende ka edhe diskoteka nëntokësore. Hoteli, po ashtu ua organizon jetën e natës ku mund të shikoni kabare dhe cirk pastaj vende të pabanuara dhe të vallëzoni në zallin e plazhit. Jo vetëm kaq pasi do të keni mundësi që të gërhitni nën një nga shkëmbinjtë nënujor apo të shikoni rreth 30 000 zogj flamengo që duken sikurse trëndafila në disa pjesë të Cayos. Gjersa jeni në Kubë, ishulli më interesant në Karaibe, atëherë është poshtëruese nëse nuk e gjurmoni. Shumë hotele ju ofrojnë udhëtime ditore në kryeqytetin Havana, fluturime pa para, por më e mira është që të merrni një anije e cila për gjashtë orë kryen këtë udhëtim. Disa pengesa mund të dalin në shpenzime por është një mënyrë e mirë për të parë pjesë të ndryshme të Kubës që nuk i keni parë, duke filluar nga hotelet super-luksoze. Duke u lëkundur nga rrugët e këqija, makina dhe autobusët ju shkaktojnë paksa kokëçarje. Kuajt dhe karrocat ju duken më të mirë përderisa e sheh se edhe vendorët bëjnë një jetë të këtillë që ju pëlqen edhe të huajve. Ju mund të udhëtoni nëpër qytet që kanë arkitekturë koloniale që tani po fishket dhe prishet dalëngadalë. Kasollet e vogla dhe strehët në rrugë - që qartë nuk kanë as ujë të pijes dhe as rrymë elektrike, i bënë vendoret që megjithatë të vazhdojnë punën e tyre pa u shqetësuar shumë. Ndalimi i parë ishte në Havana në një fabrikë të cigareve me plot tym dhe e papastër ku punëtorët përlesheshin në një ulëse të drurit duke pështjellur gjethet e duhanit për të prodhuar produktin e tyre të njohur në tërë botën. Pastaj, udhëtimi të dërgon tek përmendorja e Che Guevara-s në Santa Clara ku të tregohet mënyra se pse ky hero kombëtar ende është idolë edhe sot. Përmendorja, mauzola dhe muzeu i kushtohen këtij njeriu, i cili edhe pse nuk ishte kuban luftoi përkrah Fidel Castro-s për ta larguar nga pushteti diktatorin Fulgencio Batista. Natyrisht jo gjithçka rreth politikës së Kubës mund të konsiderohet ideale por kjo nuk ju ndihmon që mos ta admironi Che-n, që lëvdohet nga të gjithë dhe kur ju zbuloni se sa revolucionarë ka qenë ai për njerëzit e këtij vendi. Premtimi për ta edukuar masën do të thoshte që një milion fshatarë dhe fermer kanë mësuar për të shkruar një vit pasi kishte përfunduar lufta. Kuba tani ka arsimimin më të lartë të popullsisë, më të lartë sesa Britania dhe SHBA. Historia e Havan-ës është prekëse, mahnitëse dhe magjepse me kalatë e saj, zonat e ndryshme dhe stilin e saj të viteve '50. Por është po ashtu paksa e tmerrshme. Arkitektura në Havanën e vjetër është e bukur dhe më plot ngjyra por sulmet në ndërtesat spanjolle tani po shohin ditë më të këqija. Për disa kjo është ajo çka e bënë këtë qytet sharmantë por do të ndiheni të mërzitur kur shikoni se fasada e këtyre ndërtesave po bie dhe bukuria e ndërtesave po vyshket. Pak punë në restaurim janë bërë në Havanën e vjetër nga Trashëgimia Botërore por paratë e dhënë janë të pakta për ta parë këtë progres. Në mbrëmje mund ta vizitoni edhe klubin e famshëm Tropicana një lokal i jashtëm përplot drita me valltare që bëjnë koncerte fantastike. Shtoja kësaj edhe një gotë rum dhe filloni edhe ju të futeni në vallëzim dhe do të ndiheni ndryshe. Muzika, vallëzimi, alkooli janë gjëra të lehta që mund të bëhen në një klimë tropikale pjesë e së cilës është edhe jeta në Kubë. Njerëzit shumë pak ngutën këtu, gjithmonë janë miq pavarësisht vështirësive dhe kushteve ekonomike që kanë. Ata gjithmonë të japin një "la lucha" për "ditë të mbarë". Kjo dhe shumë gjëra të tjera e bëjnë Kubën një ishull të mrekullueshëm që duhet ta vizitoni.
Marrë nga "Express"