Zvicër, 4 dhjetor NOA - Regjisori Roman Polanski është liruar nga burgu pranë Zyrihut, në të cilin mbahej deri më sot, me një garanci prej 4, 5 milion dollarësh duke udhëtuar në një lokalitet sekret, sipas burimeve të shtypit zvicerian.
‘Është transferuar në një vend tjetër për të ruajtur privacinë e tij dhe për arsye sigurie" mësohet të jetë shprehur zëdhënësi i ministrisë, Folco Galli, pa dhënë asnjë informacion më tepër se ku gjendet saktësisht Polanski, por duke konfirmuar se regjisori polak do të kalojë ditët e arrestit shtëpiak në shaletin e tij luksoz, në lokalitetin turistik zvicerian, Gstaad.
Transferimi i tij në këtë zonë turistike pritet të bëhet sot pasdite dhe vendi është i rrethuar nga fotografë dhe kuriozë, fansa dhe mbështetës të regjisorit, që presin mbërritjen e Roman Polanskit.
Polanski po lufton kundër ekstradimit të tij në USA, ku i duhet të përgjigjet për akuzën e ngritur ndaj tij, përdhunim i një të miture 13-vjeçare, në vitin 1977.
Regjisori është shpallur fajtor me vendim gjykate, por ai u largua nga vendi, përpara daljes së vendimit të gjyqit.
Regjisori Polanski, 76-vjeç, fitues i Çmimit Oscar mban dy nënshtetësi, atë franceze dhe polake.
 Ai është arrestuar sipas një kërkese të autoriteteve të gjyqësorit në USA lëshuar për të gjitha shtetet ku kërkohej regjisori në fjalë. Ai u arrestua në Zvicër ku kishte shkuar për të tërhequr një çmim karriere në një festival filmi.Â
Departamenti i Drejtësisë Zviceriane duhet të vendosë për ekstradimin e mundshëm të tij përgjatë dy-javëve, por regjisori mund të apelojë ndaj një vendimi jo të favorshëm karshi tij.
Në rast ekstradimi në SHBA, Roman Polanski rrezikon dënimin me burgim deri në dy vjet.
m.s/NOA
Â