Tiranë, 5 dhjetor, NOA - Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve gjatë Konferencës së Gjyqësorit ka ngritur zërin për buxhetin e pakët që mendon se i është akorduar nga qeveria anëtarëve të saj.
"Ne jemi pushteti i tretë i vendit dhe si të tillë, duhej të na takonte 1/3-a e buxhetit të shtetit, por na kanë akorduar një shifër vetëm prej 0.04 % të totalit të tij", bëri me dijeni këtë shqetësim të kategorisë së gjyqtarëve gjatë fjalës së tij, kreu i kësaj shoqate Klodian Rado.
Sipas tij, është fakt se gjyqtarët shqiptarët paguhen10 herë më pak se vendet e rajonit me të cilat ne pretendojmë të konkurrojmë.
Në një kohë kur në të gjitha raportet e Bashkimit Evropian citohet domosdoshmëria e sistemit gjyqësor, Rado konfirmoi se paga e gjyqtarit tonë është realisht më e ulëta në Evropë.
"Që nga viti 2003 paga e gjyqtarit shqiptar nuk është arritur asnjëherë dhe madje është ulur me taksat e herëpashershme", tha ai. Â
Duke përfunduar lidhur me këtë çështje se Konferenca Gjyqësore Kombëtare duhet të hartojë një rezolutë për shtimin e buxhetit për sistemin gjyqësor nga shteti.
n.e/NOA