English

Kalaja e Tiranës shpallet zonë arkeologjike e kategorisë së parë

Tiranë, 5 Dhjetor NOA - Në mbështetje të ligjit "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin dhe vendos për shpalljen e Kalasë së Tiranës zonë arkeologjike "A" dhe miratimin e rregullores së administrimit të saj.

Ky vendim vjen duke u bazuar në hartën Zonës Historike të qytetit dhe monumenteve të saj të kulturës.

Këshilli i Ministrave tha se po ngarkon për zbatimin e këtij vendimi, Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe organet e njësisë së qeverisjes vendore.

m.s/NOA

KOMENTE