English

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çertifikon rezultatin përfundimtar të 15 nëntorit

Prishtinë, 5 dhjetor, NOA - Pas përfundimit të të gjitha procedurave në qendrat e votimeve si edhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka çertifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit 2009.

Bëhhet fjalë për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të komunave Deçan, Gjakovë, Gllogovc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaqanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë, Leposaviç, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpce, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveqan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug dhe Kllokot.

Si edhe rezultatet e raundit të dytë zgjedhor që u mbajt në komunat Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prizren, Shtërpce, Suharekë, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik dhe Hani i Elezit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Nesrin Lushta, ka pohuar se këto rezultate janë përfundimtare dhe detyruese.      Â

n.e/NOA

KOMENTE