English

"Maska e grisur", arrestohen 3 të rinj që grabitën "Kastratin" me armë

Vlorë, 5 Dhjetor NOA - Dy muaj punë investigative që kryen forcat e policisë vlonjate, u kurorëzuan sot me operacionin e koduar "Maska e grisur" që çoi në arrestimin e tre djemve që akuzohen për grabitje me armë.

Korrespondenti i agjencisë NOA informon se të arrestuarit e sotëm janë Blendi Patriot Zykaj, 19 vjeç, Ermal Sokrat Rakipaj, 21 vjeç që të dy, lindur e banues në Selenicë dhe Gëzim Vladimir Halilaj, 19 vjeç, lindur e banues në fshatin Romës Vlorë.

Ndalimi i tyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer grabitje të dhunshme të një pike furnizimi me karburant.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datë 26 tetor 2009, kur tre djemtë akuzohen se kanë vjedhur të maskuar, nën kërcënimin e armës, pikën e karburantit "Kastrati" në pronësi të Mondi Veshajt, në fshatin Sherishtë Vlorë.

Për këtë ngjarje, nga ana e Prokurorisë Vlorë kishte filluar procedimi dy ditë pas ngjarjes, për veprën penale të "Vjedhjes me armë në bashkëpunim".

a.d/e.r/NOA

KOMENTE