English

Meta: Berisha e Rama duhet të takohen për vendorët, çështja e zgjedhjeve e mbyllur

Tiranë, 5 dhjetor, NOA - Kryeministri Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duhet të takohen për të gjetur një zgjidhje të përbashkët mbi konfliktin e lindur me përfaqësuesit e pushtetit vendor mbi autonominë financiare.

Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë një deklarate të bërë për mediat, zv/kryeministri Ilir Meta sipas të cilit takimi është i domosdoshëm për t'i dhënë fund kundërvënies së krerëve socialistë vendorë ndaj qeverisë.

Por nga ana tjetër, ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë për debatin e krijuar prej muajsh lidhur me rezultatin e kontestuar të 28 qershorit.

Duke e cilësuar si një çështje të mbyllur njëherë e mirë, numri dy i qeverisë ka pohuar se nuk ka vend për negocime dhe diskutime mes Ramës dhe Berishës.

"Zgjedhjet janë një argument i mbyllur", i qëndroi mendimit të tij të shprehur si dhe gjatë gjithë kësaj periudhe, zv/kryeministri Ilir Meta.

n.e/NOA

KOMENTE