English

Operacioni "Galeria", sekuestrohen edhe 11 ton krom të vjedhura nga prona shtetërore

Librazhd, 5 dhjetor, NOA - Pas sasive prej 20 dhe 10 ton mineral kromi të sekuestruar nga policia në kuadrin e operacionit "Miniera e Kromit", me anë të një tjetër operacioni të koduar me emrin "Galeria", është mundësuar edhe gjetja e 11 ton krom të vjedhur nga tre persona të ndryshëm.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Librazhdit, sipas të cilave njëri prej të ndaluarve të rinj për këtë çështje është 60-vjeçari Osman Bosi, lindur dhe banues në fshatin Katjel të Librazhdit.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në territorin e banesës së tij, iu gjend dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi kromi prej 4 ton, e vjedhur në stoqet e minierës në Katjel të cilat figurojnë si pronë shtetërore.

Nga ana tjetër, është ndaluar edhe 50-vjeçari Bedri Gurra, edhe ky banues i këtij fshati të cilit iu sekuestruan 5 ton krom, të vjedhura gjithashtu në stoqet e minierës.

E fundit e ndaluar në kuadrin e këtij operacioni rezulton të jetë Merjeme Alisufi, 56 vjeçare, së cilës i janë gjendur në banesë 2 ton krom që i kishte marrë po ashtu në pronat shtetërore të minierës në Katjel.

Që të tre këta persona akuzohen për veprën penale të "Vjedhjes", e cila parashikohet nga neni i 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE