Tiranë, 5 dhjetor, NOA - Protesta e parashikuar e drejtuesve socialistë të pushtetit vendorë duket se ka nisur me incidente, pasi disa pjesëmarrës të saj janë penguar nga forcat policore tek zona e hotel Dajtit.
Në këto momente, turma e protestuesve gjendet poshtë godinës së Kryeministrisë ku edhe po marrin fjalën njëri pas tjetrit përfaqësues të bashkive ku kanë fituar socialistët.
Ata kanë denoncuar në fjalimet e tyre reagimet e policisë ndaj kolegëve të tyre, të cilat i kanë vlerësuar si të qëllimshme."Berisha është duke shkelur autonominë financiare dhe kartën evropiane të qeverisjes vendore", ka qenë deklarata e njëjtë në të gjitha fjalimet që po mbajnë përfaqësuesit socalistë vendorë në sheshin para Kryeministrisë.
Ata pohojnë ndër të tjera se qëllimi i kësaj proteste është ardhja në ndihmë ndaj qytetarëve dhe bizneseve që janë duke u goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga futja e duarve të qeverisë në autonominë financiare të bashkive.
n.e/NOA
Â
Â