English

Rama: Berisha e bëri shtetin leckë, kjo epokë po mbaron dhe një tjetër po fillon

Tiranë, 5 dhjetor, NOA Update - Me tone mjaft të ashpra, kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i është drejtuar sot kryeministrit Berisha nga sheshi i protestës së organizuar me përfaqësuesit socialistë e pushtetit vendor mbi autonominë financiare.

Poshtë dritares së zyrës së tij, Rama ka ngritur zërin për të gjitha problematikat që shqetësojnë bashkitë ku drejtojnë socialistët.

"Nuk mund të ketë një pushtet të gjysmuar. Prandaj duhet të sjellim në jetë pushtetin e demokracisë", tha ai duke vijuar me idenë se Berisha e ndan përgjysëm pushtetin, duke ndihmuar me buxhet dhe fonde të mjaftueshme vetëm bashkitë e komunat e drejtuara nga demokratët.

"Berisha e ka bërë pushtetin leckë në duart e veta, por kjo epokë po mbaron dhe një tjetër po fillon. Po nis era e demokracisë", apeloi më pas kreu i Bashkisë së Tiranës.

Duke përmendur rastin flagrant siç e cilësoi ai të sulmit të policëve të rendit ndaj atyre bashkiakë mbrëmjen e djeshme, tha se policia me këtë akt shkeli të drejtat e punonjësve.

"Këta punëtorë thjesht do zbukuronin dekorin e këtij mitingu, por policët e Berishës i sulmuan", tha ai.

Më tej, përmeni edhe akuzat e renditura nga Berisha ndaj tij kohët e fundit duke pohuar se "opozita është shpallur prej tij si më mafiozja në Ballkan, ndërsa Bashkia e Tiranës si kupola e mafies".

Në fund, duke përmendur fakte konkrete mbi cungimin e autonomisë financiare të Bashkisë së Tiranës dhe buxhetit të saj, Rama ngriti zërin për pakësimin brenda saj me 4.5 miliardë lekë për vitin e ardhshëm.

n.e/NOA

KOMENTE