English

Rama niset për në Pragë, zhvillohet Kongresi i 8-të i Partive të Socialistëve Evropianë

Tiranë, 5 Dhjetor NOA - Në datat 7 dhe 8 dhjetor mbahet në Pragë Kongresi i 8-të i Partive të Socialistëve Evropianë që është dhe veprimtaria më e rëndësishme e socialistëve evropianë.

Një kongres, në të cilin marrin pjesë të gjithë liderët e partive evropiane të majtë.

Në këtë kongres Partia Socialiste përfaqësohet nga Kryetari i saj Edi Rama dhe një sërë funksionarësh të lartë të kësaj partie. Â

Gjatë punimeve të Kongresit janë parashikuar takime me liderët kryesorë të internacionales socialiste, partisë së evropianëve socialistë dhe autoritete të tjera të larta të Evropës dhe rajonit.

Pritet që kryesocialisti Rama të diskutojë me aleatët e tij të matë ndërkombëtare, çështjen e bojkotit të Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, ende të kontestuara nga opozita.

e.r/NOA

KOMENTE