English

Studentja amerikane dhe dashnori i saj italian, dënohen për vrasje

Peruxhia, 5 Dhjetor NOA - Studentja amerikane në Itali, Amanda Noks dhe dashnori i saj italian, Rafaelle Solecito, janë shpallur fajtorë për vrasje nga një gjykatë italiane për vrasjen e studentes britanike, Meredit Kerçer.

Gjykata në Peruxhia e ka dënuar studenten Noks me 26 vjet burgim, ndërsa Solecito është dënuar me 25 vjet, informon RFE.

Vrasja ka ndodhur në vitin 2007. Studentja e vrarë, Kerçer, banonte së bashku me të dënuarën Amanda Noks. Ky rast, që ka zgjatur 11 muaj, ka zgjuar interesim te mediat ndërkombëtare, e veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

KOMENTE