Perm, 5 dhjetor, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin rus Perm, ku si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një klub nate humbën jetën të paktën 100 persona.
Sipas autoriteteve zyrtare, mëse 130 klientë të tjerë që ndodheshin në ato momente në klubin e madh të natës, kanë pësuar lëndime, shumë prej tyre të rënda.
Ndërkaq, mësohet se shkaktarët e një tragjedie të tillë mund të kenë qenë fishekzjarret dhe shtohet se shumë prej klientëve u helmuan nga tymi, pësuan djegie apo u lënduan nga paniku i shkaktuar në klub.
Bëhet e ditur se të paktën 200 persona ishin në lokal gjatë kohës kur ndodhi shpërthimi. Sipas autoriteteve ruse, zjarri ka rënë fillimisht në një zonë të papopulluar të ambjentit duke shkaktuar shumë tym dhe pikërisht, toksikimi prej tymit të flakëve në mjedisin e mbyllur ka shkaktuar edhe tragjedinë.
n.e/NOA