Tiranë, 5 dhjetor, NOA - Mbledhja e Konferencës Gjyqësore është një domosdoshmëri, për të mirën e funksionimit të sistemit gjyqësor, jashtë të gjitha etiketimeve mediatike se cili është qëllimi i saj i vërtetë.
Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë saj Artur Kalaja, kryetar i Unionit të Gjyqtarëve, sipas të cilit nuk ka vend për aludime kundërvëniesh mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Konferencës Gjyqësore.
Ajo ç'ka rëndësi sipas tij është konkludimi i problematikave të lindura në këtë sistem gjatë kësaj mbledhje të organizuar pas një periudhe 5-vjeçare.
Për Kalanë, rëndësi ka puna e gjyqtarëve, diskutimi i ngërçeve dhe boshllëqeve që duhet të plotësohen nga përfaqësuesit e sistemit gjyqësor, për të siguruar mbarëvajtjen e tij.
n.e/NOA