Elbasan, 6 dhjetor NOA - Regjistrohet rasti i parë i virusit A/H1N1 në qytetin e Elbasanit.
Një 55-vjeçar dyshohet të ketë rezultuar i infektuar nga virusi A/H1N1 i cili u shtrua mbrëmë në spitalin e Elbasanit pasi shfaqi simptomat e këtij virusi.
Nga spitali mësohet se pacienti është vendosur në një dhomë të veçantë dhe ka filluar të trajtohet me tamiflu.
55-vjeçari i infektuar nga gripi i derrit punon si taksist në Greqi, ku dyshohet të ketë marrë dhe virusin. Sipas mjekëve të spitalit të Elbasanit, pacienti ndodhet në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe deri më tani nuk ka rrezik për jetën.
k.k/NOA