English

PD: Rama, autori i një tragjedie të madhe familjare dhe njerëzore që zgjati 9 vjet

Tiranë, 6 dhjetor NOA Update - Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka dalë sërish sot para shtypit për të vijuar me akuzat me karakter personal ndaj kreu të opozitës, Edi Rama.

"Sot shtypi i ditës boton dosjen e plotë të qëndrimit dhe krimit të shëmtuar familjar të Edvin Ramës.

Një dosje e një tragjedie të madhe njerëzore dhe familjare që zgjati 9 vjet resht dhe që ka për autor kryesor Kryetarin e Partisë Socialiste dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edvin Ramën.

Dhe po jua rikujtojmë edhe një herë që këtë dosje ia ka botuar edhe në fletushkën e tij ndihmësi kryesor sot, Ymer Baze", - tha zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.

"Jam sot këtu për tu bërë thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë të mendojnë për një moment se cfarë është familja për këtë njëri?

Çfarë është familja për Edvin Ramën?

Që pasi ka rrahur e torturuar në mënyrë ç'njerëzore bashkëshorten e vetë, sulmon 3 herë në ditë familjen e të tjerëve pa asnjë fakt e dokument?

Cfarë është familja për Edvin Ramën?

Që pasi i ka mohuar për 9 vjet me radhë atësinë djalit të tij e madje duke akuzuar edhe babain e vet si baba të djalit, sulmon me çakejtë e tij fëmijët e familjeve të tjera?" tha më tej Mëhilli.

Sipas saj Rama i ka mohuar për 9 vjet rresht kafshatën e gojës fëmijës së tij, bashkë me bashkëshorten ka dalë nudo në plazhe publike, duke u imponuar zonjave të nderuara por mjerane të Partisë Socialiste t'i dalin zot akteve të tij të shëmtuara publike.

"Ne i bëjmë thirrje ndërgjegjes njerëzore të çdo qytetari shqiptar të mendojnë dhe tu japin përgjigje këtyre pyetjeve, në interesin më të mirë të fëmijëve të tyre dhe familjeve të tyre", - përfundoi Mëhilli.

k.k/NOA - Ju kerkojme ndjese, per arsye shpejtesie eshte gabuar emertimi ne fillim te tekstit Partia Socialiste, duhet Partia Demokratike.

KOMENTE