English

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Nuk e dimë ku është Bin Laden

Uashington, 6 Dhjetor NOA - Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara prej disa vitesh nuk kanë pasur dhe ende nuk kanë informacione të besueshme dhe të qarta për vendndodhjen e Osama Bin Ladenit, i shpallur nga SHBA si njeriu më i kërkuar në botë për terrorizëm.

Ai shtoi se nëse do të dihej vendndodhja e Bin Ladenit, trupat "do të shkonin ta kapnin".

Pohimet e Gates u bënë në një intervistë për televizionin amerikan, ku tha se "unë nuk mund t'i konfirmoj njoftimet e kohëve të fundit, sipas të cilave Osama Bin Laden është parë në Afganistan".

Reagimi i Gates vjen pak ditë pasi në mediat amerikane u Lideri i Al Kaidës Osama Bin Laden besohet se fshihet në pjesën pakistaneze të zonës kufitare me Afganistanin.

Javën e kaluar Senatit amerikan iu paraqit një raport, ku thuhej se në vitin 2001 forcat amerikane në Afganistan kishin qenë shumë pranë kreut të Al-Qaedas.

e.r/NOAÂ

KOMENTE