Durrës, 6 dhjetor NOA - Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për vjedhje automjetesh.
Dashamir Xhepa 24-vjeç banues në Kombinat të Tiranës është arrestuar dje nga policia pasi në lagjen nr. 13 në Durrës dyshohet se ka vjedhur autoveturën tip "Mercedes-Benx " 250D me targë DR2352D në pronësi të shtetasit Mirjan M.
Pas konstatimit të vjedhjes së mjetit, policia ka bërë menjëherë shpalljen në kërkim të tij.
Pas hetimeve të para policia mundi të identifikonte dhe të arrestonte autorin e dyshuar të vjedhjes.
Specialistët e Hetimit të Krimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një tjetër vjedhje të kryer po dje ku dyshohet se 24-vjeçari Dashamir Xhepa në bashkëpunim me një shtetas tjetër në lagjen nr. 18 në Durrës kanë vjedhur dhe automjetin tip "Mercedes-Benx" 250 D me targë DR7721 E në pronësi të shtetasit Juljan P. me banim në këtë lagje.
Mjeti është lënë i braktisur në një rrugë në fshatin Balldre- Lezhë pasi autorët kanë konstatuar se po ndiqeshin nga shërbimet e policisë.
Të dy autoveturat tip-Benz janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për identifikimin e autorit tjetër të kësaj vjedhjeje.
k.k/NOA