Tiranë, 6 dhjetor NOA - "Sali Berisha dhe Jozefina Topalli prej kohësh flasin për dhunën ndaj grave dhe organizojnë konferenca për të sensibilizuar gratë ndaj dhunës. Por dje Sali Berisha, dha provën më të qartë se retorika e tij për dhunën ndaj grave është vetëm teatri i tij i radhës.
Kështu ka deklaruar sot deputetja e Partisë Socaliste, Olta Xhaçka sipas së cilës Sali Berisha urdhëroi policinë të ushtronte dhunë mbi gratë dhe vajzat punonjëse të pushtetit vendor, qytetaret e Tiranës, që protestonin paqësisht për të drejtat e tyre.
"Dje Sali Berisha urdhëroi policinë të bënte të kundërtën e asaj që predikon prej ditësh", - deklaroi Xhaçka, një prej ish emrave kryesorë të lëvizjes Mjaft dhe G99.
"Sali Berisha nuk ndalet përpara asgjëje për të mbrojtur pushtetin e tij ilegjitim.
Ndaj ne i themi sot Sali Berishës: Hap kutitë ose largohu", - përfundoi Xhaçka.
k.k/NOA