Rusi, 6 dhjetor NOA - U zhvillua sot në qytetin rus Perm ceremonitë e varrimit të disa prej 112 viktimave të zjarrit që ra të premten në një klub nate.
Ka qenë një fishekzjarr e cila pas shpërthimit përhapi flakë në tavanin e ndërtesës duke shkaktuar një tragjedi.
Rreth 230 persona ishin pranishëm në klub në momentin që ra zjarri ndërsa gati gjysma e tyre gjetën vdekjes ndërsa shumë të tjetër u plagosën dhe ndodhen në spital
Presidenti Dmitry Medvedev e ka shpallur ditë zie kombëtare të hënën.
Policia arrestoi pronarin dhe menaxherin e klubit.
Presidenti Medvedev ka thënë se personave përgjegjës u mungonte truri e ndërgjegjja.
k.k/NOA