English

Gjykimi i pavarësisë së Kosovës, nis java e dytë. Flasin Kina, Kroacia, Qipro e Danimarka

Hagë, 7 dhjetor, NOA - Java e dytë e gjykimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vazhdon sot me paraqitjen e qëndrimeve të Kinës, Qipros, Kroacisë dhe Danimarkës.

Këto janë shtete të cilat paraqesin një rëndësi të veçantë në gjykim, duke iu shtuar listës së atyre që dhanë vlerësimin e tyre gjatë javës së kaluar, mes tyre edhe Shqipëria.

Me këtyre shteteve të përmendura, Kina dhe Qiproja nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe pritet që ato të flasin kundër saj në seancën dëgjimore.

Por ajo që paraqet interes është argumentimi që do të janë Kroacia, si një vend që ka qenë nën regjimin e Beogradit dhe tani është shtet i pavarur.

Kroacia e ka njohur Kosovën më 5 mars të vitit 2008 dhe me këtë ka treguar mbështetjen e saj ndaj një shteti që ka vuajtut si ajo nën regjimin serb.

Ndërkaq, në listën e sotme një shtet që paraqitet pro pavarësisëm së Kosovës është edhe Danimarka, e cila shtetin e ri e ka njohur vetëm katër ditë pas krijimit të tij, më 21 shkurt të vitit 2008.

n.e/NOA

KOMENTE